Thirrja e Nikolla Gruevksit që “populli” ta mbrojë shtetin me dalje në rrugë është e papërgjegjshme dhe manipulim i rrezikshëm me popullin, vlerëson Partia Liberale (PL) në lidhje me intervistën e mbrëmshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Gruevski në TV “Kanal 5”.

“Populli mund të jetë i sigurt se shteti do të mbijetojë dhe do të zhvillohet vetëm nëse institucionet punojnë mirë dhe me përgjegjshmëri. Për atë vlerësojmë se thirrja deri te populli është kundër-produktive, kundër interesave reale të popullit, ndërkaq është edhe shprehje e faktit që VMRO-DPMNE si parti politike nuk ka konceptim të vërtetë se si të udhëhiqet dhe si të zhvillohet shteti, gjegjësisht se çfarë t’i ofrohet popullit”.