Tifozët vendas në Camp Nou në minutën e 12’të kanë valëvitur disa flamuj të bardhë në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos ku Barcelona fitoi 3:0

E gjitha kjo ka ardhur si protestë ndaj referimit të dobët ndaj klubit katalunas gjatë sezonit 2016/17. Protestuan në minutën e 12’të për shkak sepse Barcelona thotë se tifozët janë lojtari i 12 i tyre në fushë.

Kujtojmë se Barcelona barazoi 1:1 me Betisin para se të fitojë 3:0 ndaj Bilbaos dhe në atë ndeshje, kampionëve aktual iu mohua një gol i sigurt, ku topi kaloi gjysmën e portës, por gjyqtarët heshtën.

Gabime në referime ndaj Barcelonës kishte ndodhur edhe në ndeshjen ndaj Villarrealit, ku Gerard Pique ishte përfshirë në polemika me presidentin e La Ligas, Javier Tebas, të cilit iu kishte drejtuar duke ngritur edhe gishtin.