TV21 nga burime brenda kuvendit mëson se Nikolla Todorov ka hequr dorë nga mandati si deputet. Prej atje thonë se ish ministri i shëndetësisë ka informuar kryetarin e kuvendit me shkrim se nuk do të jetë më përfaqësues i popullit në kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

TV21 tentoi ta kontakton Todorovin për ta konfirmuar lajmin, por ai nuk ju përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të gazetareve tanë. që më pas të konfirmojë në profilin e tij në FB.

Seanca për votimin e qeverisë së re është e caktuar për nesër, kurse mbetet të shihet se a do të jetë prezent, Nikolla Todorov.