Era Istrefi tashmë është superyll evropian dhe kjo po vërtetohet nga mediat anë e mbanë.

Këngëtarja nga Prishtina tashmë ka zënë vend në një nga emisionet më të shikuara në RTL 2, shkruan Telegrafi.

Në reportazhin për Erën, thuhet se tash Era pas hitit të kaluar shfaqet me rroba më të shkurtëra dhe dukshëm më seksi.

Më tutje thuhet se kosovarja mega e suksesshme pasi solli hitin “BonBon” dëshiron të vazhdojë suksesin me “RedRum” që lansohet të premtën.

“Redrum” është kënga e parë që lansohet prej Erës e kontraktuar nga Sony Music, një kontratë që bëri që këngëtarja nga Prishtina të marrë famë botërore.