I inspiruar nga ngjarjet e fundit në BDI-Saraj, ngjarje të cilat të bëjnë të qeshësh dhe të qajshë njëkohësisht, të formatit që ndodhin vetëm në BDI-dhe askund tjetër. Me thënë të drejtën do ishim shkri tuj qesh po të mos ishte e ndërlidhur me fatin e qytetarëve në 4 vitet e ardhëshme dhe ky është i vetmi fakt që i jep premisa tragjike kësaj komedie politike.

 

Si duket Abaz Gjuka e paska pas më të lehtë ta “prish jugosllavinë” se sa ta reformojë BDI-në, po nejse se nuk ishte kjo tema. Si do qoftë dikujt ju kanë përzier kabllat mbase mund ta kishin ngatëruar Britaninë me Amerikën, atëherë me siguri e kanë ngatëruar edhe gazetën prestigjoze Guardian me restoranin prestigjoz Garden. Në faqen zyrtare të www.theguardian.com nëse kërkoni emrin e kandidatit të perferuar, rezulton me NO RESULTS (që i bie se nuk ka asnjë artikull të publikuar që ndërlidhet me personin në fjalë)

Për këtë do të shfaqim argumenta tjera të “forta” dhe të “moçme”, pse Gardeni e jo Guardiani ka lobuar për kandidaturën në fjalë. Se kandidati ka qenë i preferuar i restoran Gardenit, kjo është një e vërtetë e moçme, që në kohën kur kandidati ishte student në Prishtinë, dhe restoranin Garden (atë kohë në Prishtinë nga i njejti pronarë) kandidati e kishte si shtëpi të dytë. Sipas “gjurmimeve” tona në facebook dhe “burimeve të sigurta” nga facebook-u, kandidati atë kohë është shquar për aftësi mahnitëse në larjen e pjatave (edhe pse nuk shfaqi ndonjë talent nga sfera e jurispondencës) si dhe nga të njejtat “burimeve të sigurta” nga facebook-u mësojmë se menyja e preferuar e kandidatit në ato kohë ka qenë suxhuk bio me dy qofte prizreni të përlyera me kajmak.

Por kur të ecë fati e bëhesh dhëndër Kërçove mund të bëhesh dhe Ministër e leje më Kryetarë Komune, kjo është e dëshmuar tanimë. A thua kjo mund të kish qenë shkaku për një zënke midis kandidatit dhe restoran Gardenit. Sipas “burimeve të sigurta” nga facebook-u rezulton se kjo nuk ka qenë arsya e zënkës, por arsyja e vërtetë është kjo: Kandidati atëkohë ministër, në një “takim çerek-zyrtarë” në restoranin Garden porositë wisky, po ç’të bënin të shkretit kur në restoran nuk servojnë pije alkoolike, si do ti do t’ja refuzonin ministrit porosinë. Njëri nga kamarierët mendoi se e gjeti zgjidhjen dhe në vend se me wisky ja mbushi gotën me pije energjike “golden eagle”. Sikur vajti mirë puna deri diku, kur në një moment mbaroi takimin dhe kërkoi llogarinë fiskale, aty vërejti se mëqtë e moçëm të restoran Gardenit e “tradhëtuan”. Dhe që nga ajo ditë kandidati asnjëherë më nuk i shkeli këmba në resotoran Garden, dhe si për inati shtëpi të dytë vendosi ta bëjë restoran Miracoli që gjindet përballë.

Edhe pse nga ajo ditë kandati nuk ka shkel me këmbë në lokal, prap se prap Gardeni ka besim në aftësitë mahnitëse në larjen e pjatave të kandidatit, dhe prandaj ka lobuar për të si kandidati i preferuar i Gardenit për kryetarë Komune.

Kur është në pyetje perferenca e Gardenit, paria e Gllumoves nuk e merë në dorë as Abaz Gjukën, as Mcusin, as Statutin.

( sqarim për persona që nuk janë të informuar se në bazë të Stautit të BDI-së, Neni 45 paragrafi 6: Në kuadër të kompetencave të veta Kryesia e Degës; propozon më së paku nga dy kandidatë për deputetë,kandidatë për prefekt komune, kandidatë për këshilltarë komunal, kandidat për funksione në nivel qendror, kandidat për funksione të qeverisjes republikane në nivel komunal dhe të qeverisjes lokale … ).

Kështu që i bie se ose Gardeni vizavi “paria e Gllumoves” janë “më të forët” se Abaz Gjuka në BDI, ose dikush mundohet të na shesë përalla nëpër facebook.

Në bazë të gjitha këtyre analizave ( d.m.th. shtab komunal funksionon vetëm në kushte të zgjedhjeve, edhe atë me detyra konkrete) mund të konkludojmë se në takimin e organizuar nga i vetë-shpalluri “shefi shtabit komunal” ku u zgjodh kandidat për kryetarë komune i preferuari i Gardenit, janë vetëm se masturbim mental për konsum të mbrendshëm të strukturave të lartë përmedura.


# Ky artikull është satirë politikë, dhe nëpërmejt humorit dhe ironisë i prezantojmë gafat politik që u publikuan ditëve të fundit nëpër media online. Jo domosdoshmërisht të gjitha ngjarjet e artikullit janë të verifikuara, ato janë përshtatur dhe ekzagjëruara me një dozë humori për të banalizuar potezat tragji-komike të politikanëve tonë, me shpresë se në të ardhmen do të jenë më vigjilent dhe më të kujdeshëm dhe nuk do të tallin dhe përbuzin lexuesin shqiptarë me “lajme” dhe trillime të tilla tragji-komike./Burimi: BDIstat Komik/Ti Raporton/



* Ky shkrim është dërguar në faqen e Manastiri Lajm në kuadër të rubrikës Ti Raporton. Rubrikën Ti Raporton e krijojnë vizitorët, që domethënë se informatat që dorëzohen nuk janë domosdoshmërisht të verifikuara. Duke u nisur nga kjo, MANASTIRI LAJM nuk merr përgjegjësi për vërtetësinë ose objektivitetin e materialeve të publikuara dhe gjatë publikimit të lajmit do të potencohet se burimi i lajmit është projekti Ti Raporton. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.