Këtë vit, tregjet e Kosovës nuk kanë qenë edhe shumë të furnizuara me prodhime vendore.
Tregtarët në njërin nga tregjet e Prishtinës shprehen se shumicën e pemëve dhe perimeve i kanë të importuara nga vendet e rajonit .
Ata thonë se ndryshimet klimatike dhe të reshurat që ishin këtë vit kanë ndikuar në kultivimin e pemëve..
Në Odën Ekonomike të Kosovës deklarojnë se prodhimi kosovar gjatë këtij viti ka pasur sfida të shumta.
Gërxhaliu thotë se avazi i importit do të vazhdojë dhe, sipas tij, do të sjellë edhe efekte negative, raporton KTV.
Rreth 38 milionë kilogramë pemë dhe perime janë importuar në Kosovë nga janari e deri tani, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës.
Kosova deri në këtë periudhë të vitit ka eksportuar rreth 9 milionë kilogramë pemë dhe perime, kryesisht në Serbi.