Siç bëjnë të ditur burime të Manastiri Lajm nga Kosova, treni nga Rashka para pak minutash është kthyer për në Beograd.

Treni është vlerësuar si njëri nga provokimet e radhës të Serbisë, ndërsa është kërkuar ndalimi i tij në territorin e Kosovës.

Dushan Kozarev, që është zëvendësi i të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se treni u ndal që një orë në kufi.

“Po presim konferencën e kryeministrit Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ai.

Sipas tij, njësitet speciale të Policisë së Kosovës po verifikojnë 40 kilometra të hekurudhës në Kosovë, ku duhet të kalojë treni deri në Mitrovicë! Ai pranon se treni nuk po vazhdon për Kosovën.

Ndërkaq, Manastiri Lajm mëson se treni po kthehet për Beograd.