Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka shumë sfida përpara prej tij . Gjatë fushatës presidenciale ai bëri premtime që goditën politikën e jashtme , një ndër to ishte ndërtimi i murit më Meksikën .

Ai poashtu gjatë fushatës u përball me akuzat për sulm seksual, por duket setani është koha për të shqyrtuar se çfarë do të përfshi puna e tij të re .

Revista “The New Yorker” , e cila në një artikull është fokusuar në mënyrën se si po largohet presidenti Barak Obama, shpjegon edhe dorëzimin e detyrave pasardhësit të tij .

Gjatë takimit të Trumpit më Obamën çdo gjë shkoj shumë mirë, mirëpo, stafi në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se ishte habitur nga ekipi i Trumpit, pasi nuk dinte shumë detaje për detyrën presidenciale .

Sipas personelit Trump nuk e di si do ta udhëheqë popullin nga Shtëpia e Bardhë .

“Obama i tha ndihmësit e tij se Trumpit duhet t’i shpjegonte bazat e formimit të çështjeve të ndryshme politike Kabinetit të tilla si marrëveshje bërthamor me Iranit, politika anti-terroriste, kujdesit shëndetësor”, sipas revistës “The New Yorker”.

“Trump , pavarësisht nga mburrje e tij e zakonshme , dukej i frikësuar nga ajo që e pret”, thotë revista .