Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Hotelerisë” në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2017.

Në tremujorin e parë të vitit 2017, pjesë e anketës ishin 130 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt etj.

Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 10.11%.

Në këtë tremujor (TM1 2017), numri i vizitorëve ishte 24 533, prej tyre 31.89 % ishin vizitorë vendorë dhe 68.11% ishin vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM1 2017 ishte 36 080, prej tyre 27.22 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 72.78 % janë nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 047 vizitorë dhe 23 246 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, e kështu me radhë.

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania etj.

Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Hotelerisë, vizitoni këtë LINK.