Rekrutët me origjinë nga Kosova kanë zbukuruar uniformat e tyre zvicerane me portretin e heroit kombëtar shqiptar të Skënderbeut. Tani ata mund të përballen me dënim disiplinor, raporton portali zviceran 20min.ch, transmeton zeri.info

Image

Rekrutët zviceran me krenari kanë paraqitur një simbol në uniformën e tyre, që tregon portretin e Skënderbeut. Skënderbeu konsiderohet si një hero kombëtar në Shqipëri dhe Kosovë, ai është, si të thuash, William Tell-i shqiptar. Fotografitë janë aktualisht në Facebook dhe kanë bërë bujë në komunitetin e kosovarëve zviceran.

Të tjetërsohet uniforma në këtë mënyrë, megjithatë, nuk është e lejuar, thotë Daniel Reist. “Vetëm shenjat zyrtare të federatave dhe trupave ushtarake mund të barten në uniformën e ushtrisë zvicerane”./Zeri/