41 terroristë të organizatës terroriste DAESH janë asgjësuar në ditën e 143-të të operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, filluar nën udhëheqjen e Forcave të Armatosura Turke më 24 gusht 2016 për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementët terroristë.

Në operacionet tokësore dhe ajrore janë asgjësuar 177 objektiva të DAESH-it.

Nga ana e grupeve të forcave të misionit special të përbëra nga elementet opozitarë, me mbështetjen e goditjeve të dendura nga toka dhe ajri, vazhdojnë punimet për marrjen e kontrollit të Suflaniyah.

Në operacionin ajror, në Suflaniyah dhe Bzagah u goditën 10 objektiva të DAESH-it. Në këtë operacion u shkatërruan 4 vendstrehime, 4 ndërtesa komandimi dhe dy mjete të armatosura.

Në rajonet e pastruara nga terroristët u neutralizuan 72 bomba artizanale. Që nga dita që ka filluar operacioni e deri më sot janë neutralizuar 2 mijë e 917 bomba artizanale dhe 43 mina.

Nga ana tjetër Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke publikoi pamjet e operacionit ajror në Suflaniyah dhe Bzagah kundër organizatës terroriste DAESH.

Në pamje zë vend momenti i goditjes së ndërtesës së komandës, autobombës dhe pikës së kontrollit.