KultPlus ju sjellë eksluzivisht disa fotografi nga ky moment shumë i rëndësishëm për Valin dhe për gjithë Kosovën, duke pasur parasysh rëndësinë e filmit, ku Val Maloku luan përkrah aktores së famshme Jessica Chastain, shkruan KultPlus.
Val Maloku, aktori kosovar që ka nis një sukses të hovshëm në botën e filmit, sapo ka parakaluar në tepihun e kuq për premierën botërore të filmit “The Zookeepers Wife” në Poloni.

KultPlus ju sjellë ekskluzivisht disa fotografi nga ky moment shumë i rëndësishëm për Valin dhe për krejt Kosovën, duke pasur parasysh rëndësinë e filmit, ku Val Maloku luan përkrah aktores së famshme Jessica Chastain, e cila ka qenë e nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, sikurse që është e shpërblyer me çmimin Golden Globe.

Film i cili është bazuar në një ngjarje të vërtetë për një familje polake, të cilët i dalin në ndihmë hebrenjëve, dhe pikërisht Val Maloku ka luajtur rolin e personazhit Ryszard Zabinski, i cili tashmë është në moshën 80 vjeçe. Në një intervistë ekskluzive për KultPlus ai pat treguar për emocionet e këtij filmi, pa i harruar ato të filmit “Babai”, me regji të Visar Morinës, film që e bëri të famshëm.

Filmi “The Zookeepers Wife” është një film premtues i cili mund të jetë edhe një portë e madhe për djaloshin kosovar Val Maloku.

Shkuarjen e Valit në këtë premierë botërore e ka mbështetur Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte.

val-3_1488941193-8311836