Prej pasnesër deri të shtunën në pjesën më të madhe të Maqedonisë temperatura maksimale do të tejkalojë 35 gradë, ndërkaq përgjatë Vardarit edhe 40 gradë. Të enjten do të fryjë erë e prëforcuar jugperëndimore.
Moti i paralajmëruar shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren në ditët në vijim, informon sot Drejtoria për punë hidrometeorologjike, do të jetë për shkak të rrymimit të shprehur jugperëndimor të ajrit dhe valës së masës tepër të nxehtë ajrore.

Të dielën pasdite dhe gjatë natës drejt së hënës, për shkak të depërtimit të masës së lagësht dhe më të freskët ajrore nga veriu, do të ketë reshje të shiut dhe bubullima. Prej të hënës temperatura ditore dukshëm do të shënojë rënie, për më shumë se 10 gradë në krahasim me ditët paraprake, kumtoi DPHM./Gazeta Express/