Ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme në lidhje me një sasi droge të kapur ditën e djeshme në Itali, ky dyshohej se ishte nisur nga Shqipëria.
Duke ironizuar me ministrin teknik të Brendshëm Dritan Demiraj, ku pak ditë më parë gjatë një fluturimi nga ajri deklaroi se në Shqipëri nuk mbillet më drogë, Vasili thotë se policia nuk e kap drogën, pasi ata janë bërë bashkë me krimin.

Statusi i Vasilit në ‘Facebook’

Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria.

Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë.

Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?

Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.

/G.D – Gazeta Express/