Në Vatikan po mbahet mesha ku papa Françesku do të shpallë zyrtarisht 17 kardinalët e rinj nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe priftin shqiptar, At Ernest Troshanin.

Tre prej tyre që do të shpallen kardinalë janë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa të tjerët vijnë nga e gjithë bota. Ata do të gjunjëzohen para Papa Françeskut për të dhënë kështu besën e tyre, në një ceremoni solemne të quajtur Concistoro. Ata janë të veshur me të kuqe pasi kjo ngjyrë simbolizon “gatishmërinë  për të vepruar me guxim, deri në derdhjen e gjakut” për Kishën Katolike. Kardinalët e rinj, po ashtu do të marrin nga një unazë simbolike floriri. Deri tani Papa Françesku ka emëruar 44 kardinale, pak më shumë se një e treta e totalit prej 120 e lejuar nga Kisha. Kreu i Vatikanit lajmëroi emërimin e këtyre kardinalëve në datën 9 tetor.