Policia e Shqipërisë ka njoftuar se qytetarët po iu përgjigjen aksionit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Policia ka publikuar një video ku një banor i fshatit Gjoricë ka dorëzuar një armë që e mbante pa leje.

“I dorëzon Patrullës së Përgjithshme një pushkë model 56 dhe 20 fishekë”.

Ndërkohë në videon e dytë, shihet një banor i Lexhës, i cili ka dorëzuar një armë.