Gjykata franceze në Colmar ka vendosur që të shtyjë për 27 prill vendimin në lidhje me rastin Ramush Haradinaj. Ky i fundit është paraqitur të enjten para gjykatës në Colmar, por drejtësia franceze ka kërkuar edhe tri javë tjera afat për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë.
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj tha se “vendimi përfundimtar pritet të merret më 27 prill”.