Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Kryetari i këshillit gjyqësor Alphons Orie vendosi të largojë nga salla të akuzuarin Ratko Mlladiç për sharje dhe ngritje të zërit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një pauze dhe kthimit në sallën e gjykatës, i akuzuari Mladiç ngriti zërin dhe shau, për çka gjykatësi Orie vendosi ta ndërpresë leximin e aktakuzës dhe urdhëroi largimin e Mladiçit nga salla.

Ai më pas vazhdoi me leximin e aktakuzës.