Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se Mali i Zi, do t’i drejtohet shumë shpejtë Bashkimit Evropian, për demarkacionin me Kosovën.

Sipas Veselit kjo do të bëhet pasi që Mali i Zi nuk dëshiron që të qytetarët e Kosovës të mbesin të izoluar për shkak të kësaj çështje.

“Kemi biseduar me zyrtarë të Malit të Zi, të cilët na kanë konfirmuar se do t’i drejtohet Bashkimi Evropian me një shkresë zyrtare, përmes së cilës do të kërkojnë që qytetarët e Kosovës të mos mbesin të izoluar për shkak të demarkacionit”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se kjo kërkesë e Malit të Zi karshi BE-së, ka ardhur pas kërkesës nga pala kosovare, për të cilën janë pajtuar edhe malazezët.