Kjo është një video e rrallë ku shkrimtari dhe politikani Dritëro Agolli kërkonte reformim rrënjësor të Partisë së Punës. Fjalimi është shkëputur nga Kongresi i Partisë së Punës, me 10 qershor të 1991.

Kërkesa e tij në një kohë kur vendi sapo kishte hyrë në rrugën e ndryshimit, nuk u prit aspak mirë nga pjesa tjetër e partisë.

Të gjithë anëtarët komunistë u ngritën në këmbë kundër Dritëro Agollit, i cili kërkonte nga podium reformat.

“Parti Enver, jemi gati kurdoherë” apo “Parti e kuqe”, ishin disa nga parullat që shokët brohorisnin kundër tij.

Agolli ka qenë deputet i Shqipërisë për gati 40 vite. Ai ka ushtruar funksionin e tij si deputet për 30 vite në kohën e komunizmit dhe gati 10 vite në epokën e tranzicionit, deri në 2001, duke u kthyer në një nga personalitetet qëndrore të Partisë Socialiste.