Ministri i parë shqiptar i policisë parakalon para pjesëtarëve të tij në ditën e policisë…Policët e gëzuar përcjellin parakalimin e tij dhe vrojtojnë ndodhitë anash. Kujdesen mos të bëjnë gabime në pikën e ushtruar për këtë ditë solemne…

Por dikush ik nga dielli i fortë i cili digjte fytyrën…

Të gjithë ishin në siklet.

Ministri Nuhiu, shefi i byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, familjarët e policëve të ndjerë. Askush nuk shfaqte emocione, vetëm përcillnin të tensionuar fjalimin thumbues të Agim Nuhiut ndaj Mitko Çavkovit në të cilin Nuhiu  theksoi se “Siguria shteterore dhe publike” për çka është përgjegjës Çavkovi, kërkon profesionalizem dhe se njëherë e përgjithmonë policia duhet vënë në shërbim të qytetarëve, e jo siç do thoshte Nuhiu, në shërbim të politikës.

“Policia e shtetit duhet të garantojë një mjedis të sigurtë për të gjithë qytetarët. Siguria Shtetërore dhe ajo publike kërkon vetëm dhe vetëm profesionalizëm…Të gjithë bashkë të angazhohemi që një ditë e më parë i tërë efektivi i policisë të vihet në shërbim të shtetit dhe shoqërisë”, ka deklaruar Agim Nuhiu, ministër i punëve të brendshme.

Gjendja e polarizuar mes Çavkovit dhe Nuhiut dukej edhe në momentin kur Nuhiu mbaroi fjalimin ceremonial dhe Çavkov nuk u mundua ti duartrokas sikurse bënë eprorët dhe zyrtarët e tjerë policor.

Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu parakaloi para flamurit të Maqedonisë por ngurroi të përkulet para përmendores së branitellave të cilët kishin vrarë pjesëtarë të UÇK-së në vitin 2001.

Kjo ditë feste megjithatë ishte ditë zie për familjen e Isamedin Osmanit nga Studeniçani i cili u vra në Lagjen e Trimave më 9 maj. Djali dhe vëllau i Isamedinit ishin njerëz të butë që nuk nguronin të bënin dy tre fjalë rreth më të dashurit të tyre, por nuk donin që të shfaqeshin para kamerës nga frika se lotët dhe fjalët do ti tradhëtojnë./SHENJA/