Klasa e 9d në shkollën fillore “Bajram Shaban” në fshatin Kondovë po mbajnë orën e informatikës, mirëpo edhe pse kjo lëndë ka të bëjë me kompjuterët ato janë të gjithë  jofunksionale. Kjo ka ndodhur për shkak se disa hajdutë  kanë vjedhur 2 shtëpiza dhe një monitor të kësaj shkolle, deri sa nxënësit e shkollës ishin në pushime dimërore. 2 shtëpizat e vjedhura kanë qenë pjesa kryesore e 30 monitoreve të nxënësve.  Ndihmës drejtori i kësaj shkolle, Mentor Jakupi për TV21 theksoi se nuk është hera e parë që po vidhen kompjuterë  në këtë shkollë.

“Me datën 17, 18 të muajit janar, në shkollën fillore “Bajram Shaban” në fshatin Kondovë është bërë një vjedhje e rëndë, ku janë vjedhur 2 kompjuterë, nga i cili rast ka ngecur edhe mësimi, i gjithë rasti është i lajmëruar në polici, po hetohet rasti dhe ne presim përgjigje nga ata”, u shpreh Mentor Jakupi, ndihmës drejtor.

Kurse ai më tej shtoi se hajnat kanë hyrë nga një derë e shkollës dhe nuk ka pasur të thyer asgjë tjetër. Ndihmës drejtori, Mentor Jakupi theksoi se me mos funksionimin e kompjuterëve mund të dështoj edhe testimi ekstern që do të mbahet në maj. Ndërsa disa kompjuterë rezervë do u shërbejnë për të plotësuar zëvendësimin e kompjuterëve të vjedhur.

“Nga MPB për TV21 thanë se, vjedhja është paraqitur në policinë rajonale në Gjorgje Petrov nga ana e drejtorit të shkollës, ditën kur filluan nxënësit me mësim pas pushimit dimëror. Të njëjtit theksuan se hajdutët kanë shfrytëzuar sipas gjitha gjasave një derë që ka qenë e hapur në shkollë e më pas kanë kaluar në katin e parë të shkollës ku kanë thyer bravën e derës ku mbahen orët e lëndës së informatikës, pastaj kanë demontuar kompjuterët dhe kanë marrë me vete dy shtëpiza dhe një monitor. Hajdutët janë nën hetim e sipër.”

Nga drejtoria thonë se hajdutëët kanë qenë të maskuar gjatë vjedhjes së kompjuterëve  dhe nuk kanë mund ti identifikojnë edhe pse kanë edhe kamera për të vëzhguar