Sot mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të ndërtimit të pikës së kalimit kufitar në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa.

Ndërsa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të bëjnë vënien e këtij gurthemeli në Merdare.

Ngjarja fillon në orën 11:00.