Gazeta maqedonase Vecer në pronësi të Latasit, e cila njihet për afërsinë me partinë e liderit të VMRO-së Nikolla Gruevski shkruan se, pjesëtarë të LSDM-së kanë shpërndarë rreth 500 mijë euro në xhamitë e Tearcës  për të blerë vota dhe manipuluar procesin zgjedhor.

Sipas burimeve të kësaj gazete paratë janë shpërndarë nga Petre Shilegov, Gjylimsere Kasapi, deputete e partisë në zonën zgjedhore numër 6.

Vecer shkruan se vlera e një vote në Tearcë ka arritur deri në 2000 euro.

Burimet e gazetës gjithashtu pohojnë se Muhamed Zekiri ka kontaktuar banditët e Tetovës për të dalë në Teren, për të ndihmuar LSDM-në.