Tensione në Shkup, përkrahës të VMRO-DPMNE grumbullohen para KSHZ
Përkrahës të VMRO-DPMNE janë tubuar para Komisionit Shtetëror Zgjedhor me thirrjet për të mos u falsifikuar rezultati i zgjedhjeve.
Qindra prej tyre i janë afruar dyerve të ndërtesës së njohur ku ishte vendosur shtëpia botuese “Maqedonia e Re”. Policia ka blinduar ndërtesën dhe ka ndërmarrë masat e sigurisë, derisa brenda po vazhdon mbledhja e KSHZ.Kjo protestë po ndodhë derisa po shqyrtohen ankesat e LSDM. Më parë u hodhën poshtë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa nuk janë pranuar edhe dy ankesa të LSDM.
Dimovski: Nuk do ta lejojmë askënd t’ia marrë fitoren VMRO-DPMNE-së
Ne nuk do të lejojnë partinë fituese ta bëjnë humbëse, theksoi sonte para protesuesve para selisë së Komisionit Dezhavnata Zgjedhjeve, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.
“Në vitin 2004 kanë falsifikuar referendum mbi ndarjen territoriale dhe nuk lejuan që qytetarët e Maqedonisë të vendosin. Këtë herë nuk do të lejojmë që ata në sytë e të gjithë opinionit botëror partinë fituese ta bëjnë humbëse. Ne nuk do të lejojmë askënd të marrë fitoren e VMRO-DPMNE-së. Dy vjet e gjysmë kemi toleruar, nuk do të tolerojmë më, nuk do të lejojmë politika që janë në dëm të Maqedonisë “, tha Dimovski.
Milloshoski: Mos ti shkojë në mendje KSHZ që të na vjedhë fitoren
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski para turmës së protestuesve ka thënë se e paralajmërojnë KSHZ që të mos sjellë vendime në kundërshtim me vullnetin e popullit.
“As mos ti shkojë në mendje dikujt kjo, sepse pasi kemi duruar dy vite, do të durojmë edhe më tej. Fitorja është shprehje e vullnetit të popullit. Në lojëra sporti dhe zgjedhore duhet të mësojë gjithkush se mund të fitojë dhe mund të humbë. Ne jemi fitues dhe nuk do të lejojmë që askush të na kontestojë fitoren”, theksoi Milloshoski.
VMRO-DPMNE po aktivizon anëtarësinë e qyteteve tjera, autobusë nga Velesi dhe Shtipi
VMRO-DPMNE ka aktivizuar autobusë në qytete të tjera për të sjellë aktivistët e saj para KSHZ, ku po vendoset për ankesat e LSDM, për përsëritje të votimeve në njësinë 6, ku në rast se përsëriten votimet, dyshimet janë se një mandat deputeti do ti takojë LSDM dhe jo VMRO-DPMNE.
Sipas njoftimeve të disa portaleve, autobusë nga Velesi dhe Shtipi po përgatiten që të transportojnë aktivistë partiak të VMRO-DPMNE drejt Shkupit.
Ja çka po ndodhë në KSHZ, mbledhja nën presion të madh, turmat e protestuesve po shtohen
Komisioni Shtetëror Zgjedhor po vazhdon mbledhjen ku po shqyrtohen ankesat e LSDM lidhur me parregullsi në zonën e 6 zgjedhore. Mbledhja po vazhdon nën presion të madh, derisa po dëgjohen zhurmat nga thirrjet e protestuesve.
Po dëgjohen thirrje “Maqedoni, Maqedoni” , “Hajdutë” dhe thirrje tjera. Ndërsa në kore kanë vazhduar edhe këngët patriotike. Shumica prej tyre janë përkrahës të VMRO-DPMNE, edhe pse ata nuk po mbajnë flamuj partiak.