I vrari i sotëm në Pejë, 39 vjeçari Mentor Zeka është djali i axhës së Val Zekës, i cili ishte pjesë e grupit të Kumanovës, i cili po gjykohet në Maqedoni.

Sipas burimeve që janë duke e hetuar rastin, i ndjeri Mentor Zeka është vrarë me armë shurdhuese.

Prokurori i rastit ka deklaruar se ende nuk i kanë motivet e vrasjes së personit në fjalë.

Por, dyshimet e bazuara janë se kjo vrasje mund të jetë kryer edhe nga profesionistë, që mund të kenë qenë edhe të paguar.(BotaSot)