Një nga vrasësit më me famë në radhët e Pablo Eskobarit ka vendosur t’i bashkohet politikës. Ai ka bërë një ndjesë në “YouTube” në Amerikën Latine.

“Papeye” ishte shefi i vrasjeve të udhëhequr nga famëmadhi i kartelit të drogës “Medelin” Pablo Eskobari. Ai tha tani se do ti bashkohet qeverisë në luftën kundër koorupsionit dhe të drejtave të të burgosurve.

Ai pretendon se mund të marrë post qeveritar pasi ai ka kryer vitet e tij të burgut. Ai ka kaluar në burg 23 vite nga jeta e tij.

Kërkesa e tij vjen në kuadër të një negociate me qeverinë kolumbiane  ku pretendohet se dhe njerëzit e akuzuar  apo dënuar të lejohen të zënë poste publike. Nga publiku këto negociatwa janë quajtur si drejtësi tranzicionale.

John Jairo Velasquez thotë se, kjo i jep atij të drejtën për të kandiduar për një vend në Kongres.

Sulmuesi u arrestua pas vrasjes së Luis Carlos Galan, një kandidat presidencial kolumbian, në vitin 1989.