Që kur para tri viteve Lavdrim Muhaxheri u shfaq me një thikë në dorë dhe një kokë të hequr, ai u bë një nga personalitetet më famkeqe në lajmet ndërkombëtare për Kosovën.

Kësisoj edhe lajmet për të kanë qenë të shumëllojshme, që nga aktet dhe deklaratat e tij plot terror deri tek lajmet për vrasjen e tij.

I pari lajm se lideri i shqiptarëve në ISIS është vrarë është ai i vitit gushtit të vitit 2014, raporton Insajderi.

Ky lajm ishte transmetuar nga televizioni kurd KNNC, të cilit i ishin referuar mediat në Kosovë. Madje ato citonin televizionin kurd të ketë  shfaqur dhe pamje të trupit pajetë të Muhaxherit.

Sipas këtij televizioni, xhihadisti nga Kosova, Lavdërim Muhaxheri, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në luftimet me Forcat Mbrojtëse Kurde.

Ndërkaq një zëdhënës i luftëtarëve kurd kishte deklaruar se të gjithë terroristet pritet të kenë të njëjtin fat.

Vetëm dy ditë para këtij lajmi ishte një mik i Muhaxherit, bashkëluftëtar me të në kufirin mes Irakut dhe Sirisë që postoi në Facebook lajmin se xhihadisti apo siç e quante ai “luani i Kosovës” është plagosur gjatë luftimeve, por theksonte se pas mjekimit gjendja është përmirësuar dhe se shumë shpejt do ti kthehet luftës.

Dhe, Lavdërimi nuk kishte vdekur as vrarë.

Megjithatë raportimet për të vazhduan deri sa në janar të vitit 2015 u dha lajmi i dytë për vdekjen e tij.

Gazetarja e njohur britaniko-libaneze, Hala Jaber kishte shkruar në llogarinë e saj në Tëitter, se Lavdrim Muhaxheri, i njohur si Abu Abdullah Kosova, ishte vrarë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, gazetarja Hala Jaber, shkruante veç tjerash se “është vrarë edhe një luftëtar famkeq i ISIS’it”, duke shtuar edhe emrin e Muhaxherit, me pseudonimin arab.

Jaber e kishte ilustruar lajmin me një foto të Lavdrim Muhaxherit dhe ky postim i saj ishte shpërndarë edhe nga zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, raporton Insajderi.

Megjithatë Lavdrimi nuk kishte vdekur.

Teksa nga shqiptarët në ISIS, vazhduan të vinin lajme të ndryshme, sikurse vrasja e një tjetri personazhi famkeq si Ridvan Haqifi, lajmet për Muhaxherin ishin më të pakta.

Por Lavdrimi përfundimisht ka vdekur. Të mërkurën e 7 qershorit 2017, familjarët e Lavdrimit konfirmuan vdekjen e tij.

Pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes e ka konfirmuar edhe vëllai i pjestarit të ISIS, Bajrami.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.

“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi Ëe Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi./Insajderi.com


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.