Ne duam një dialog serioz me shqiptarët, por ata duhet të dinë se ne dëshirojmë që t`i ruajmë nteresat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë .

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

” I ashtuquajturi koalicion i luftës ose veteranëve i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet në Kosovë është grup që hapur kërcënon serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme” tha ai duke shtuar se koalicioni në Prishtinë tani ka kundrejt vetes një bllok të unifikuar të përfaqësuesve politikë të serbëve, të cilat do të mbrojnë interesat e Serbisë dhe serbëve, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.