Ish zv.kryetari i Komunes dhe zv.kryetar i nëndegës së PVD-së në Preshevë, Xhelal Memeti, ka bërë të ditur në konferencen për media se Koalicioni qeverisës PVD, Grupi PDSH, BDL dhe UDSH ka shumë probleme.
Ai ka theksuar edhe njëherë se është larguar nga PVD-ja për të shpëtuar Preshevën, pasi sipas tij një klan i ngusht përbrenda është duke shkatërruar PVD-në për interesa të tyre personale. Ai ka cekur kyqjen dhe angazhimin e tij në PVD duke pohuar se ka pasur një motivacion të madhë duke u angazhuar në fushatën parazgjedhore dhe rezultatet pozitive që i solli për PVD-në, përcjell presheva.com.

Ngecja e zhvillimeve të projekteve komunale si dhe angazhimi i koalicionit qeverisës për rebalansin e buxhetit, Memeti i ka quajtur humbje kohe dhe një fatkeqësi shumë e madhe. „Rebalansi është duke u bërë nga njerëz të cilët nuk janë kompetent“ ka pohuar Memeti.

Sipas tij pushteti i kryesuar nga PVD-ja mbahet vetëm me Premtime dhe Hipnotizime, duke shtuar se pushteti aktual është njollosje për qytetarët dhe nuk ka kurrfarë programi që mund të rezultoj në progres. Memeti ka quajtur pushtetit aktual si katastrofal dhe si i tillë duhet të largohet./ina