Yahoo deklaroi sot se një shkelje e sistemeve kompjuterike në vitin 2013, ka prekur të dhënat e më shumë se një miliard përdoruesve, duke përfshirë emrat, adresat e e-mail-eve dhe numrat e telefonave.

Yahoo po njofton përdoruesit që mund të jenë prekur nga shkelja e sistemeve kompjuterike dhe tha se kishte ndërmarrë hapa për të siguruar llogaritë e tyre, duke përfshirë edhe kërkesën për të ndryshuar fjalëkalimet.

Gjithashtu njoftoi se pyetjet dhe përgjigjet e koduara të mëparshme janë të pavlefshme sepse janë vjedhur si dhe nuk mund të përdoren për të hyrë në një llogari.