Ekipi beogradas i futbollit ‘Crvena Zvezda’ (Ylli i Kuq) ka arritur në komunën serbe të Graçanicës, disa kilometra në jug të Prishtinës.
Me këtë rast, një numër serbësh lokalë i kanë uruar ekipit beogradas mirëseardhje me fishekzjarre dhe brohoritje nacionaliste.
Mediet serbe raportojnë se me gjithë pengesat në pikëkalimin kufitar në Merdare, lojtarët e ekipit beogradas kanë ardhur në Kosovë për vitin e tretë me radhë.
Me këtë rast, ky ekip ka zhvilluar një lojë miqësore me ekipin lokal të Graçanicës.
Loja thuhet se ka karakter humanitar, ku paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të përdorën për klinikën pediatrike në këtë qytezë.
Lojëtarët dhe manaxherët e ‘Yllit të Kuq’ nuk kanë ngurruar ta shfrytëzojnë vizitën edhe për qëllime politike.
Me të arritur në këtë qytezë, ata e kanë vizituar manastirin mesjetar të Graçanicës.
Gjatë ndeshjes, tifozët e ‘Yllit të Kuq’, të njohur si Delije, kanë ngritur një pankartë provokative me mbishkrimin ‘Kosova është zemra e Serbisë’.