Vithet e mëdha e të rrumbullakuara paraqesin rrezik më të vogël nga sëmundjet e zemrës, ndërsa sipas besimit indian, kjo lidhet me shikimin optimist në jetë.

Nga ana tjetër, ata me prapanicë më modeste shpesh kanë vlerën e ulët të kolesterinës së keqe (LDL), ndërsa shumë më shumë kolesterinë të mirë (HDL) dhe janë më të prirë ndaj diabetit, tregojnë hulumtimet, transmeton Telegrafi.
Femrat me ije më të mëdha dhe më të gjera harrojnë më shumë se ato me ndërtim më të imët trupor, kanë vërtetuar shkencëtarët amerikanë.

Kolegët e tyre britanikë nga Universiteti Southampton kanë vërtetuar që përqindja e zhvillimit të kancerit të gjirit është më shumë se trefish më i madh tek femrat, nënat e të cilave kanë pasur ije të gjera.

Por, vithet e mëdha tregojnë edhe për pjellshmëri më të lartë dhe shanse më të mëdha për lindje natyrale.

Po ashtu, trashësia në vithe dhe ije është më pak e dëmshme se trashësia në bel dhe atë për arsyen e njëjtë sepse celuliti është shumë vështirë të hiqet.