Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv.kryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Sheqerinska, realizoi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ambasadorët kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për Qeverinë dhe kryeministrin, sidomos për agjendën reformuese që pritet të hapin perspektivën evropiane të vendit.

Kryeministria dhe ambasadorët theksuan se duhen reforma në gjyqësi, media, institucione të pavarura profesionale, funksionalitet të Kuvendit./Telegrafi/