Me rastin e muajit të Ramazanit, kryetari I LSDM-së Zoran Zaev, dhe presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, kanë uruar kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi si dhe të gjithë qytetarët musliman.

“Dëshiroj që muaji I shenjtë I Ramazanit të sjellë paqe shpirtërore duke nxitur respektin e ndërsjellë dhe forcuar përcaktimin për drejtësi dhe solidaritet si themele kryesore të shoqërisë sonë”, thuhet në urimin e Zaev.

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka uruar udhëheqësin e Bashkësisë Islame, Sulejman ef. Rexhepi dhe gjithë besimtarët myslimanë në vend.

“Më lejoni që personalisht, anëtarëve të Risajetit, muftinive, imamëve dhe gjithë qytetarëve të besimit Islam në Maqedoni t’ua uroj fillimin e muajit të agjërimit. Në Islam, Ramazani është muaj i shenjtë ku festohet pastrimi shpirtëror dhe trupor. Mësimet thonë se duke ndihmuar të varfërit, besimtarët shpresojnë për mëshirë dhe falje të mëkateve për vete dhe familjet e tyre”, thuhet mes tjerash në urimin e Ivanovit.