Zoran Zaev sot u rizgjodh si udhëheqës i LSDM-së, në kongresin e 22-të me radhë të kësaj partie. Në fjalimin e tij Zaev tha se Maqedonia ndodhet para një epoke të re. Ai premtoi një shtet për të gjithë, shoqëri të jopolitizuar dhe garanca për perspetivë euroatlantike për shtetin.

“Qytetarët pas 11 viteve janë në prag të formimit të qeverisë së re reofmratore, të qeverisë që do të jetë e tyre. Prej sot hapet një fushë e gjërë e mundësive për ripërtrijen e shoqërisë dhe jetëve tona. Kemi mundësin para nesh për të ndërtuar shoqëri për të gjithë. Kjo nuk është fund i luftës për jetën që e zgjodhëm. Ky është fillimi ynë. Që sot, prej këtu është fillimi për Maqedoninë tonë.  Partnerë tanë janë BE dhe NATO dhe qëllimi ynë është që për qytetarët dhe shtetin të sigurjmë perspektivë euroatlantike”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev para delegatëve u zotua se do të punojë me përkushtim për ta arsyetuar besimin e marrë nga shumica e qytetarëve ndërsa tha se do të luftojë ndarjet në shoqëri.

“E shfrytëzoj rastin t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve të RM-së, pasi kam marrë mbështetjen e  shumicës së qytetarëve të maqedonisë që të jem kryministri i ardhshëm. Për herë të parë qytetarët vendosën të ndërtojnë partneritet me një parti dhe me më shumë parti, ashtu edhe fituam, për këtë arsye edhe iu kemi borxh qytetarëve, andaj shpreh falënderim të madh ndaj qytetarëve. Jo pse mbështetën LSDM-në, por për shkak se i vunë fundin një regjimi. Nuk do të lejojmë të përsëritet e keqja që ua ka bërë  udhëheqja e VMRO-DPMNE-së qytetarëve dhe dhe shtetit. Besojmë se çdonjëri është i rëndësishëm. Për këtë shkak do të mundësojmë shanse të njëjta për të gjithë”, shtoi Zaev.

Lideri dhe mandatari Zoran Zaev gjithashtu tha se do të angazhohet për shoqëri jo të politizuar ku do të vijë në shprehje cilësia. Ai premtoi më shumë të drejta për puntorët zhvillim ekonomik dhe mbështetje të kompanive vendore. Do të komunikojmë me argument dhe jo me lajme të rrejme nënvizoi Zaev.

Ndryshe  në kongres delegatëve iu drejtuan edhe përfaqësues të partive simtotra nga më shumë vende ndërsa të pranishëm ishin edhe delegacione të partive politike shqiptare në vend.