Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, do të zhvillojnë nesër një vizitë zyrtare në Bruksel.

“Si kryeministër vlerësoj mesazhet për mbështetje të qeverisë së re, që ditëve të fundit i kam marrë nga BE dhe NATO. Të gjithë pa përjashtim shohin shpresë në Kabinetin tim dhe qeverinë e re, që ta kthejnë vendin në rrugën evropiane.

Kjo për ne është motiv shtesë që të angazhohem për procese reformuese që ju kemi premtuar qytetarëve dhe para miqve tanë në Bruksel të prezantojmë agjendë konkrete reformuese”, ka thënë Zaevi në një deklaratë për mediet.