Kryeministri Zoran Zaev sit është takuar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.
Në takim është biseduar dhe për integrimet euroatlantike të rajonit dhe fqinjësia e mirë.

“Ministrat në qeverinë e re do punojnë bashkë për motivim në integrimet euroatlantike dhe në sigurimin e një jetë më kualitative të qytetarëve, si qeveri jemi të fokusuar në ndërtimin e një shteti demokratik dhe një shoqëri me plot prespektiva”, ka thënë kryeministri Zaev.

Ndërkohë që ambasadori Reka i ka dorëzuar letrën e kryeministrit Rama ku uron zgjedhjen e qeverisë dhe si kryeministër Zaevit duke i dhënë përkrahje të Shqipërisë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.