Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Gorazd Bartol, kreun e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Maqedoni.
“Energjia pozitive që ndihet në vend, e cila njehet edhe në Brukseli përmes politikave demokratike të qeverisë së re të përfshirjes dhe ndërtimit të urave midis qytetarëve të vendit, të fqinjësisë së mirë në rajon dhe bashkëpunimit të hapur ndërkombëtar. Drejtimi në të cilin po lëviz Maqedonia është i mirë dhe hap perspektiva për qytetarët dhe aspiratat euroatlantike të vendit.”, këtë mesazh Zaev ia përcolli Bartolit, njofton  shërbimi për shtyp i qeverisë.

Bartoli ka theksuar se zyra e NATO-s në Maqedoni është e hapur për ndihmë dhe mbështetje në të gjitha veprimeve të ndërmarra nga qeveria dhe vendit për anëtarësim në NATO.

“Unë jam i vetëdijshëm se është koha për një udhëheqje që do të sigurojë përparimin e vendit dhe Maqedonia do të krijohet një vend i njerëzve të lumtur. Kjo është porosia ime e fortë,si dhe e qeverisë së re. Prandaj, Qeveria është e vendosurpër t’i mënjanuar paragjykimet e kaluara dhe për të siguruar të ardhmen e shtetit, e cila është në NATO dhe në Bashkimin Evropian “, ka thënë kryeministri Zaev.

Në Takim u konstatua se fokusi i të gjithë 29 vendeve anëtare të NATO-s mbështesin Maqedoninë dhe veprimet e qeverisë së re e cila po tregon një shembull se si përmes politikave përgjegjëse dhe të urta mund që të bëhen ndryshime demokratike.