Gjykata në Zagreb dënoi ish kryeministrin kroat Ivo Sanader me 4 vjet e gjysmë burg për marrjen e mitës prej 2.2 milion euro për rastin “Planinska”. Ish kryeministri kroat duhet të kthejë në buxhetin e shtetit 2 milion euro në afat prej 15 ditëve pas vendimit të plotfuqishëm gjyqësor. Sanader tha se edhe ky vendim sikurse edhe dy të tjerët bazohet në dëshmi të rreme.

Nuk ka asnjë dëshmi kundër meje, përpos dëshmitarëve të rreme. Jam i bindur se dëshmitë dhe faktet tona të cilat i paraqitëm kanë më shumë peshë -deklaroi Ivo Sanader, ish kryeministër i Kroacisë.