Shumë prej kurave kundër rënies së flokëve nuk janë efektive kryesisht për shkak se njerëz të ndryshëm reagojnë në forma të ndryshme ndaj këtyre kurave, e një pjesë e madhe nuk përshtaten me agjentët e huaj që hyjnë në trup.
Por injektimi i dhjamit të stomakut në skalpin e kokës mund të jetë një rrugë e re për të kuruar rënien e flokëve, bëjnë me dije disa studiues.

Pionierët e kësaj metode përfshijnë thithjen e qelizave dhjamore nga pacienti dhe i depozitojnë ato në kokë, në mënyrë që të stimulojë gjëndrat e flokut.

Kjo kurë ka efekt të dyfishtë, pasi procedura për marrjen e qelizave dhjamore është në vetvete edhe një ndihmë për rënien nga pesha.

Fazat e para të këtij studimi kanë treguar një mesatare të rritjes së flokëve në 93% të rasteve dhe shtim të flokëve me 23% në vetëm 6 muaj.