Është zbuluar një tunel në një burg meksikan, i mbushur me drogë, alkool dhe mjete të mprehta, njoftojnë autoritetet lokale.

Policia në shtetin meksikan, Tamaulipas, ka thënë se tuneli, i cili ishte fshehur me tulla, ishte pesë metra i thellë.

Ata kanë thënë se tuneli ishte i pambaruar dhe se askush nuk është arratisur përmes tij.

Në vitin 2015, njëri nga lordët më të mëdhenj të drogës në vend, Joaquin “El Chapo” Guzman, iku përmes një tuneli nga burgu “Altipano”.

Ai u kapë përsëri pas plot gjashtë muajve në arrati dhe më pas u ekstradua në SHBA.

Tuneli i zbuluar tani është në një burg në Reynosa, qytet ky afër kufirit me SHBA-në.

Tuneli u zbulua pasi që autoritetet kishin përdorur teknologji gjeotermike për të detektuar aktivitete nëntokësore, sipas mediave lokale.

Në mars të këtij viti, 29 të burgosur u arratisen përmes tunelit nga një burg në shtetin Tamaulipas.

Ndërsa një arratisje e madhe ndodhi edhe nga një burg në veriperëndim të vendit po ashtu në mars.

Ndërkohë, policia meksikane tha dje se janë duke e kryer një hetim për të gjetur tunele tjera pas tunelit që u zbulua të shtunën mbrëma.