Policia e Maqedonisë ka zbuluar perosnin që vendosi bombën në hapërsirat e Parlamentit mbrëmjen e  27 prillit, kur u sulmuan deputetët e shumicës parlamentare.

Bëhet fjalë për 41 vjecarin J.L. nga Shkupi, i cili të enjten e përgjakur në ora 19:00 vendosi mjetin eksploziv në një zyrë të Parlamentit.

Policia tashmë ka parashtruar padi penale kundër tij,  për mbajtje të armatimit dhe mjeteve tjera eksplozive si dhe për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm