Në një konferencë për media, Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Dako ka njoftuar se në bazë të rezultateve paraprake në Drenas do të zhvillohet një raund i dytë votimesh për të zgjedhur kryetarin e komunës.

Asnjë prej kandidatëve nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për tu shpallur fitues dhe si pasojë do të ketë një raund tjetër votimesh.

Kandidati me më shumë vota është i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci i cili ka marrë vetëm 45.21 % të votave dhe në vend të dytë është kandidati i Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlal me 27.31% të votave.

Këta dy kandidatët që do të përballen pas katër javësh ne balotazh për të marrë drejtimin e komunës së Drenasit. Dita zyrtare e zhvillimi të raundit të dytë të zgjedhjeve ende nuk është bërë publike.