Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se presin që sa më parë të formohet qeveria e re në vend, qeveri e cila do të përkushtohet në reformat e administratës publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, këto janë kohë të vështira për organizatat qytetare, por BE-ja gjithmonë sheh dhe do të sheh partnerë në organizatat qytetare dhe do të vazhdojë t’i mbështetë. Ai mori pjesë në promovimin e projektit ”Aleanca qytetare për transparencë – Vëzhgimi i procesit të reformave në administratën publike nga ana e organizatave qytetare”.

”Shoqatat qytetare duhet të përfshihen në procesin e reformave të administratës publike. Presim që sa më parë një qeveri të re e cila do të përkuishtohet në reformimin e administratës publike dhe do t’i zbatojë të gjitha udhëzimet e Raportit të Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me këtë sferë”, deklaroi Zhbogar.