Një periudh të gjatë në “FYROM” prej lloj lloj politikanesh hipokritë kemi ndëgjuar se do avansojn të drejtat dhe çeshtjen shqipëtare po në këtë shtet të quajtur “FYROM”, por rezultati edhe pas 25 viteve që nga pavarësimi eshte pothuajse më i keq edhe pse patëm luftën e vitit 2001.

Shqetësuese janë statistikat që dalin viteve të fundit për ikjen e shqipëtareve por tash një dukuri e re me familjet e tyre në ndonjë vend nëpër botë që dëshmon se ata nuk kanë ndërmend që të kthehen sërish për shkaqe të zhgënjimeve të një pas njëshme këto 25 vite.

Po të njejtit politikan hipokritë edhe ditëve të fundit para zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit po bëjn hipokrizinë e radhës duke premtuar çështjet e lartpërmendura vetëm për ca portfole ministrore pa vlerë.

Populli shqipëtar është aq “DURIMTAR” saqë durimi do bezdiset nga ne, por duhet lënë anash euforite para dhe pas zgjedhore dhe të vendosim çka pas. Koha është për vendime të qëndrueshme dhe në dobi të shqipëtarëve me të vetmin qëllim parandalimin e zhgënjimit të radhës, zhgënjim i cili do inicoj largimet tjera nga shteti ngase edhe ajo pak shpres që ka ngel në frontin opozitar nuk “TRADHËTON”

Sa për fund për politikanët e rinjë që ju dha populli legjitimitet mos u perkulni dhe koketoni me ata të cilët na sollën deri në shkallë të përbuzjes, mos u bëni edhe ju pjesë e zhgënjimit dhe protagonistë kryesore të vazhdimit të largimit të vllezërve dhe motrave tona nga toka qe është e jona, “tokë e larë me gjakë deshmorësh, për një çmim të ulët në qeveri.

Çdo fillim ka edhe mbarimin e vet, varet nga ju çfar mbarimi do keni andaj jeni të bashkuar dhe mos zhgënjeni persëri !!!