Në ditët e sotme, teknologjia ka avancuar në përmasa shumë të mëdha. Fusha e Teknologjisë informative po gjen zbatim pothuajse në çdo lëmi tjetër: në mjekësi, ndërtimtari, gjeodezi, ekonomi e në shumë fusha të tjera.

Dita ditës ky hov i zhvillimit teknologjik po rritet duke lehtësuar dhe zëvendësuar shumë punë manuale të kryera deri më tani.

Meqenëse kjo fushë po inkorporohet lehtë me çdo fushë tjetër dhe po e ndihmon mjaft shumë funksionalizimin e fushave të tjera, atëherë mund të themi se çdo punë që i përket Teknologjisë informative paguhet mesatarisht me një pagë vjetore afër 50.000 euro e më shumë, varësisht prej profesioneve të ndryshme të kësaj fushe.

Një ndër profesionet më të paguara në këtë lëmi është Zhvillues Softueri, ku zhvilluesit e sajteve të ndryshme në Amerikë dhe vende të tjera me zhvillim marrin një pagë vjetore prej afro 63.000 euro.

Kërkesat e mëdha për IT dhe specialist të teknologjisë informative kanë filluar të rriten edhe në vendet më pak të zhvilluara.

Në Kosovë, shumë kompani kanë filluar të kryejnë shërbime teknologjike për klientët vendorë apo edhe për vendet e zhvilluara, siç janë Amerika, Gjermania, Zvicra, Holanda e shumë vende të tjera.

E deri në vitin 2024, Zvicrës do t’i duhen rreth 25 mijë specialistë në këtë sektor.

Shumë të rinj edhe në vendin tonë kanë filluar të nuhasin këtë trend të zhvillimit teknologjik dhe gjithnjë e më shumë po shfaqin interesim për të studiuar lëmi të kësaj fushe.

Kosova është vend i vogël, mirëpo programet e studimit që ofrohen në fushën e teknologjisë informative po arrijnë t’i përgatisin në nivel shumë të lartë si për tregun vendor po ashtu edhe për atë ndërkombëtar.

I tillë është Kolegji Universum, i cili po ofron mundësi të shumta për të rinjtë që vendosin të merren me fushën e Shkencave Kompjuterike.

Programi i Universum-it është i fokusuar më shumë në Zhvillim Softveri dhe kurrikula është e vetmja në Kosovë, e bazuar kryekëput ne rekomandimet e ACM dhe IEEE, të cilat janë trupat kryesore botërore për Shkenca Kompjuterike.