Cristiano Ronaldo nuk do të ndërrojë pozitën, ai do të vazhdojë të luajë sulmues anësor
Katër herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, nuk do të luajë si sulmues qendror. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili ka thënë se portugezi do të vazhdojë në rolin e tij natyral dhe se do të luajë si sulmues qendror vetëm atëherë kur skuadra ka nevojë që ai të jetë i freskët.

“Cristiano po luan mirë. Pozicioni i tij i preferuar është në të majtë. Ai është pozicioni ku Cristiano do të vazhdojë të luajë, por në disa ndeshje mund edhe të zhvendoset në qendër, diçka që do t’ia mundësonte të pushonte më shumë”, tha Zidane.

“Të gjithë duan që ai të vazhdojë të shënojë 50 deri 60 gola në sezon dhe unë them se ai do të vazhdojë të luajë në pozicionin e preferuar, në të majtë”, ka deklaruar më tej Zidane.