Ziadin Sela ishte në grupin e deputetëve që u rrahën keq sëbashku me Zoran Zaevin gjatë bastisjes së Kuvendit të Maqedonisë nga huliganët mbrëmjen e djeshme.

Raportimet më të fundit tregojnë se gjendja e tij është e mirë pavarisht dhunës shtazarake që ushtruan ndaj tij paramilitarë të maskuar mbrëmë.

Pavarësisht asaj që ndodhi, Selaka dhënë mesazhe paqeje sot duke u thënë shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve.

Fotoja e mësipërme është nga më të shpërndarat në internet dhe mjaft shqiptarë e kanë bërë FOTO të profilit të tyre në Facebook.