Zjarri në Matkë është lokalizuar, ndërsa ai në fshatin Trebovlje në Makedonski Brod që është aktiv tani më dhjetë ditë, është zgjeruar drejt komunave Bërvenicë dhe Gostivar, në pjesën e fshatit Koritë, informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Zjarre aktive, sipas QMK ka pothuajse në të gjitha pjesët e Maqedonisë.

Nga dita e mërkurë po intervenohet në pyllin e djegur të përzier në zonën e fshatit Studeniçan me dy automjete të zjarrfikësve, të cilave sot në mëngjes iu bashkëngjitën edhe të punësuarit në Ekonominë pyjore “Karaxhicë”. Ekipet e “Karaxhica”-s sot në mëngjes janë angazhuar edhe në shuarjen e zjarrit në malin Zheden, në zonën e fshatit Bojanë i cili është paraqitur mbrëmë rreth orës 20:00.